45-vjeçarja nga Vrapçishti dërgohet pa shenja jete në urgjencë

Më 23 shtator, rreth orës 21:45, në Departamentin e Policisë në Gostivar është raportuar se në Qendrën Urgjente të Gostivarit është sjellë pa shenja jete një grua 45-vjeçare me inicialet H.S., nga fshati Vrapçisht.

Sipas mjekut, te gruaja nuk janë konstatuar gjurmë të dukshme dhune dhe është konfirmuar vdekja.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dorëzuar në Mjekësinë Ligjore, ku do të kryhet obduksioni për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.