Një zjarr ka shpërthyer sot mbi Liqenin e Bogovinës, në Malin Sharr.
Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza – Tetovë njoftoi se rreth orës 11:54 është raportuar zjarr në këtë zonë, pas së cilës është informuar edhe NP “Parku Nacional Mali Sharr”.
Nga Parkut Nacional njoftuan se, zjarri ka përfshirë kullota në një terren të paarritshëm, në zonën kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Autoritetet bëjnë të ditur se zjarri do të monitorohet, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë nuk do të ketë ndërhyrje direkte.
Sipas informacionit të marrë nga Parku Nacional, zjarri aktualisht nuk paraqet kërcënim për fondin pyjor.
