Këngëtari i njohur Yll Limani ka përjetuar një situatë të papritur gjatë pushimeve të tij në Spanjë, ku ka qenë duke shijuar ditët e relaksit në bregdet.
Gjithçka nisi pas një postimi të tij në TikTok, ku ai u shfaq në një barkë dhe me një përshkrim me tone ironike ngriti pyetje rreth vjedhjes së telefonave dhe sendeve personale në Spanjë.
Fillimisht fansat u dyshuan nëse bëhej fjalë për shaka apo për një ngjarje reale, por më pas burime pranë artistit kanë konfirmuar se Ylli ka rënë pre e një vjedhjeje gjatë qëndrimit të tij.
Si pasojë, ai ka humbur telefonin dhe portofolin me sende personale, duke u përballur me një situatë të pakëndshme në një vend të huaj.
Pavarësisht incidentit, këngëtari raportohet se është mirë dhe po vazhdon pushimet e tij, duke e marrë situatën me qetësi dhe sportivitet.
