Futbollisti i njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet pas përfundimit të sezonit me FC Basel.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shaqiri ka ndarë fotografi nga Shqipëria, ku shihet duke shijuar ditët e pushimit në një jahtë. Ai e ka shoqëruar publikimin me flamurin shqiptar, duke treguar edhe një herë lidhjen e tij me origjinën shqiptare.
Pamjet e publikuara kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë reaguar me mijëra pëlqime dhe komente pozitive për yllin e futbollit.

