Nesër do të luhen gjysmëfinalet vendimtare për kualifikim në finalen e Kupës së RMV-së në futboll

Në Kupën e Maqedonisë së Veriut nesër do të zhvillohen gjysmëfinalet kthyese, ndeshje që do të përcaktojnë finalistët e Kupës. Të dy ndeshjet do të fillojnë prej orës 16:00, transmeton Portalb.mk.

Në Kumanovë do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Shkëndijës së Haraçinës dhe Shkëndijës së Tetovës. Ndeshja e parë në Tetovë mbaroi me rezultat 3:2.

Gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet në Kratovë, ku Sileksi dhe Ohri të barabartë (1:1) nga ndeshja e parë, do të garojnë për të marrë biletën për në finalen e Kupës.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës.

Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua në Ligën e Parë për herë të parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *