Pas largimit përfundimtar nga spektakli Ferma VIP, këngëtarja Vanesa Sono ka folur në “Ferma Club” për eksperiencën e saj brenda formatit, raportet me fermerët dhe jetën personale.
Ajo tregoi se hyrja në reality show kishte ardhur në një periudhë të vështirë emocionale, ndërsa pranoi se marrëdhënia me ish-partnerin e saj, Indrin, kishte përfunduar prej kohësh.
“Ishte një marrëdhënie që në një moment do kishte marrë fund. Ishte më shumë inerci pse vazhdoi”, u shpreh Vanesa.
Deklarata që mori më shumë vëmendje ishte ajo për rikthimin e komunikimit me ish-partnerin pas daljes nga formati.
“Edhe nëse ai nuk ka shkruar, gjëja e parë që do bëj sapo të marr telefonin, do gjej një lloj forme që t’i shkruaj”, tha ajo.
Vanesa foli edhe për raportet e krijuara brenda fermës, duke veçuar Sarën, Dartin, Ilirin dhe Romirin si personat me të cilët krijoi lidhje më të afërta gjatë qëndrimit në spektakël.
