Tragjedi në SHBA, politikani vret bashkëshorten dhe më pas kryen vetëvrasje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në SHBA, ku ish-nënkryetari i guvernatorit të Virxhinia, Justin Fairfax, dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Sipas policisë së qarkut Fairfax, trupat e 47-vjeçarit dhe të bashkëshortes së tij, Dr. Cerina Fairfax (49 vjeç), janë gjetur në shtëpinë e tyre në periferi të Annandale, pranë Uashingtonit.

Autoritetet bëjnë të ditur se Fairfax fillimisht ka qëlluar për vdekje gruan e tij në bodrum dhe më pas është ngjitur në katin e sipërm, ku i ka dhënë fund jetës. Policia është njoftuar nga djali i tyre.

Sipas burimeve, ai kishte shfaqur shenja të theksuara dëshpërimi kohët e fundit, sidomos pas kërkesës për divorc nga bashkëshortja dhe problemeve personale e financiare.

Karriera politike e Fairfax kishte pësuar rënie pas akuzave për sulm seksual vite më parë, pavarësisht se më herët konsiderohej një figurë në ngritje në politikën amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *