Më 16.04.2026, rreth orës 22:05, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar një 16-vjeçar nga Tetova, nën dyshimin për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 215 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit në një lokal në Tetovë, i realizuar me pëlqimin e pronarit dhe i shfrytëzuar me qira nga i mituri, policia ka gjetur dhe sekuestruar 34 paketime me marihuanë, një kuti dhe një qese me të njëjtën substancë, si dhe një paketim me lëndë pluhuri të bardhë.
I mituri është shoqëruar në stacionin policor dhe, në prani të prindit, do t’i nënshtrohet procedurës së bisedës zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij pritet të parashtrohet kallëzim përkatës.
