Të gjithë ata që admirojnë çiklizmin, sot në Tetovë janë ftuar të marrin pjesë në aktivitetin rekreativ “Xhiro n’Tetovë me Biçikleta”, i cili do të mbahet me fillim nga ora 13:00 në sheshin Iliria.
Organizatorët bëjnë thirrje që aktivitetit t’i bashkohen si të rriturit ashtu edhe fëmijët, me qëllim promovimin e jetesës së shëndetshme, përdorimit të biçikletës dhe ndërgjegjësimit për rëndësinë e ajrit të pastër.
Një nga veçantitë e këtij organizimi është se fëmijët deri në moshën 15-vjeçare do të kenë mundësinë të fitojnë biçikleta dhuratë përmes një shorti që do të organizohet pas përfundimit të xhiros.
Pjesëmarrësit mund të marrin pjesë me biçikleta të zakonshme ose elektrike. Për arsye sigurie, organizatorët rekomandojnë përdorimin e helmetave mbrojtëse dhe kujdesin personal për biçikletat gjatë gjithë aktivitetit. Ky është aktiviteti i dytë me radhë që organizohet në Tetovë. /Nistori/
