Policia po heton një incident me armë zjarri që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkup.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 12 korrik 2026, rreth orës 01:00, në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Qendrës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.
Lidhur me rastin, policia ka zhvilluar bisedë zyrtare me tre persona në stacionin policor, ndërsa po ndërmerren veprime për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
