Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se paga mesatare neto në korrik arriti në 48.499 denarë, me një rritje nominale vjetore prej 7,1%.
Ai bëri të ditur se synimi i Qeverisë është që deri në përfundim të mandatit, paga mesatare t’i afrohet 1.000 eurove ose të kalojë këtë shumë, që përkon me mbi 60.000 denarë.
“Qëllimi i kësaj Qeverie është që deri në fund të mandatit të saj t’i afrohet pagës mesatare prej 1.000 eurosh ose pak mbi 60.000 denarë”, deklaroi Mickoski.
Mandati katërvjeçar i Qeverisë aktuale pritet të përfundojë në pranverën e vitit 2028.
Kryeministri foli gjithashtu për shpenzimet e jetesës, duke deklaruar se gjatë korrikut, gushtit dhe shtatorit ato u rritën nga 2,3% deri në 2,7%, ndërsa në Bashkimin Evropian, sipas tij, rritja ishte mbi 3,8%.
