Taravari: Raporti Evropian foli qartë!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me diskutimet për mundësinë e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Ai ka theksuar se raporti i fundit i Bashkimit Evropian jep një sinjal të qartë mbështetës për këtë çështje dhe se, sipas tij, nuk ka nevojë për interpretime të mëtejshme të standardeve evropiane, por vetëm për zbatimin e tyre në praktikë.

Në postimin e tij, Taravari shkruan:

“Mos u lodhni me Komisionin e Venecias. Raporti i fundit evropian ju inkurajon qartë se provimi i jurisprudencës mund të jepet edhe në gjuhën shqipe.

Nuk keni nevojë për ‘përkthim’ të standardeve evropiane, duhet vetëm t’i pranoni ato.”