Taravari: “Mickoski, Napoleoni i fundit i Maqedonisë”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj politikave të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke e akuzuar për goditje ndaj të drejtave të shqiptarëve.

Taravari e ka krahasuar Mickoskin me Napoleonin, duke thënë se pushteti i tepërt mund të çojë drejt humbjes dhe rënies politike.

Ai ka përmendur si shqetësime, sipas tij, çështjet që lidhen me përdorimin e gjuhës shqipe, parimin e Badenterit dhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.

Në reagimin e tij, Taravari ka kritikuar edhe VLEN-in për heshtje ndaj këtyre zhvillimeve, ndërsa ka paralajmëruar se asnjë pushtet nuk është i përjetshëm.

“Shqiptarët nuk janë territori ku një kryeministër provon fuqinë e tij”, ka shkruar Taravari.

Ai e ka mbyllur reagimin me një paralajmërim politik ndaj Mickoskit, duke theksuar se historia ka treguar se rënia e “Napoleonëve” nis pikërisht atëherë kur ata besojnë se janë të pathyeshëm.