Për më shumë se një muaj e ngacmonte në punë, 61-vjeçari përfundon në procedurë penale

Një 61-vjeçar nga Zhelina e Tetovës dyshohet se për më shumë se një muaj ka ngacmuar seksualisht një grua në vendin e saj të punës.

Sipas denoncimit të bërë në polici, A.A. hynte çdo ditë në objektin tregtar ku punonte gruaja dhe, në momentet kur ajo mbetej vetëm, i drejtonte fjalë të pahijshme.

Për rastin, SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj 61-vjeçarit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “ngacmim seksual”.

Rasti është duke u proceduar nga organet kompetente.