Hapet Qendra për trajtimin e obezitetit tek fëmijët

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, vizitoi sot Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve, ku është hapur Qendra për menaxhimin dhe trajtimin e obezitetit tek fëmijët.

Sipas të dhënave të institucioneve shëndetësore, mbi 30% e fëmijëve të moshës 6 deri në 9 vjeç në Maqedoninë e Veriut kanë peshë të shtuar trupore, ndërsa rreth 14% përballen me obezitet ekstrem.

Qendra e re do të ofrojë trajtim multidisiplinar përmes një ekipi të përbërë nga pediatër-endokrinologë, nutricionistë, psikologë dhe fiziatër. Shërbimet do të realizohen përmes sistemit “Termini im”, ndërsa pacientët do të referohen nga mjekët amë dhe pediatrit.