Franceska Murati ka dhënë një përgjigje shumë të sinqertë për ndjekësit e saj, të cilët kanë qenë kuriozë të dinë arsyen e largimit të saj nga Londra.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Franceska ka ndarë një fotografi mbresëlënëse nga bregdeti, duke treguar se ndryshimi i stilit të jetesës ka qenë vendimtar. Kur u pyet “Pse e ke lënë Londrën për Tiranën?”, ajo u përgjigj shkurt dhe qartë: “Sepse tani çdo të premte duket kështu”.
Duket se bukuria e bregdetit shqiptar dhe mundësia për të shijuar fundjavat në këtë mënyrë, kanë bërë që Franceska të zgjedhë Tiranën si destinacionin e saj kryesor për të jetuar. Një zgjedhje që shumë ndjekës e kanë vlerësuar dhe mbështetur! 
