Shtetasi turk mashtron një person nga Tetova

SPB Tetovë njofton se më datë 14.04.2026, në ora 10:10, një 59-vjeçar nga Tetova ka denoncuar një rast mashtrimi.

Sipas denoncimit, ai ka rënë dakord në janar 2026 për blerjen e një qilimi për një objekt fetar nga Italia, në vlerë prej 4.500 euro. Për këtë marrëveshje ai ka paguar 3.000 euro avans.

Personi i denoncuar, një subjekt juridik nga Tetova në pronësi të M.S. nga Turqia, sipas denoncuesit nuk e ka sjellë mallin e premtuar dhe nuk i ka kthyer paratë e paguara.

Nga policia bëhet e ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *