Reparti pediatrik pranë Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës po përballet me një rritje të ndjeshme të numrit të fëmijëve me infeksione të frymëmarrjes gjatë ditëve të fundit. Sipas mjekëve, çdo ditë kryhen deri në 80 ekzaminime, ndërsa rreth 40 fëmijë trajtohen në spitalin ditor dhe në repartin e shtrimit.
Mjekja pediatre, Dr. Margica Arsovska, bën të ditur se rastet më të shpeshta lidhen me infeksionet e traktit të sipërm respirator, të cilat shpesh paraqiten me ndërlikime.
“Fëmijët vijnë me bronkit obstruktiv, pneumoni, si dhe pneumoni virale të komplikuar. Gjatë analizave izolojmë baktere si Moraxella dhe Streptococcus pneumoniae”, deklaroi Arsovska.
Nga ky repart theksojnë se paralelisht ka nisur edhe sezoni i alergjive, çka po ndikon në rritjen e rasteve. Mjekët rekomandojnë që prindërit t’i kushtojnë rëndësi terapisë parandaluese, veçanërisht për fëmijët që kanë alergji ndaj polenit.
“Rekomandohet përdorimi i terapisë lokale parandaluese me kortikosteroide në rastet e kollës, si dhe shmangia e daljes në orët e mëngjesit kur niveli i polenit është më i lartë. Për alergjitë ndaj pluhurit shtëpiak, është i domosdoshëm kontrolli i mjedisit dhe ndjekja e këshillave mjekësore për të parandaluar sulmet e astmës”, shtoi ajo.
Pediatrët gjithashtu apelojnë për kujdes të shtuar në ushqyerjen e fëmijëve gjatë kësaj periudhe, duke rekomanduar konsumimin e ushqimeve të shëndetshme dhe të përshtatshme për sezonin, me qëllim forcimin e imunitetit./zhurnal.mk/
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…