Categories: ShowBiz

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë një interviste në emisionin “Top Arena”, ku foli për disa nga mesazhet më të papritura që ka marrë ndër vite në rrjetet sociale.

Gjatë bisedës me Mateo Borrin, ajo tregoi se vite më parë ishte kontaktuar nga futbollisti brazilian Neymar, në kohën kur ai luante për Paris Saint-Germain.

“Para shumë vitesh më ka shkruar Neymar. E kam ende në telefon. Atëherë luante me PSG dhe më ftoi edhe për ta takuar në Paris”, u shpreh Armela.

Deklarata e saj surprizoi të pranishmit në studio, ndërsa më pas intervista vijoi me diskutime rreth futbollit dhe lojtarëve të saj të preferuar.

Armela tregoi se kohët e fundit vëmendjen e saj e tërheqin më shumë arbitrat sesa futbollistët, duke përmendur arbitrin slloven Slavko Vinčić si një nga emrat që i pëlqen.

Gjatë një loje me zgjedhje të shpejta, ajo tha se do të martohej me Cristiano Ronaldon, do të dilte për darkë me Michael Olise, ndërsa Neymarin do ta bllokonte.

Në fund, Armela zbuloi se gjatë viteve ka marrë mesazhe edhe nga futbollistë të tjerë të njohur, përfshirë disa që kanë qenë në lidhje, por zgjodhi të mos i bëjë publikë emrat e tyre.

Admin1

Recent Posts

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

8 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

19 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

19 hours ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

19 hours ago

Zjarr në një ndërtesë në Kisella Vodë, banorët evakuohen mes panikut

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…

19 hours ago

Nga 1 korriku hyrja në pyje vetëm me leje

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se institucionet kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin…

20 hours ago