Categories: LajmeRajon-Botë

Nga Uzurmishti në Danimarkë – Besim Bexheti ndërton një histori suksesi në biznesin e ëmbëltoreve

Një histori frymëzuese suksesi po merr gjithnjë e më shumë përmasa në Danimarkë. Besim Bexheti, me origjinë nga Uzurmishti, është shndërruar në një shembull konkret se si puna, përkushtimi dhe vizioni mund të sjellin rezultate të mëdha, përcjell tetova1.

Ai ka arritur të ndërtojë një zinxhir të suksesshëm ëmbëltoresh me brendin “Patisserie Marie France”, i cili sot numëron rreth 10 lokale të vendosura në disa nga qendrat më të njohura në Danimarkë.

Së fundmi, me hapjen e lokalit më të ri, kjo histori suksesi ka marrë një tjetër dimension, duke shënuar një arritje që tejkalon suksesin personal dhe kthehet në krenari për gjithë komunitetin shqiptar.

Aktualisht, mbi 100 punëtorë janë të punësuar zyrtarisht në këtë rrjet biznesesh, duke e bërë atë jo vetëm të qëndrueshëm ekonomikisht, por edhe një kontribut të rëndësishëm në tregun e punës dhe në komunitet.

Rrugëtimi i Besim Bexhetit mbetet një shembull inspirues për shumë të rinj, ndërsa suksesi i tij vazhdon të rritet çdo ditë./tetova1.mk/

Admin1

Recent Posts

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

10 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

10 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

21 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

22 hours ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

22 hours ago

Zjarr në një ndërtesë në Kisella Vodë, banorët evakuohen mes panikut

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…

22 hours ago