Categories: ShowBiz

“Ala Ya Selin”, Rogerti nxjerr me klip këngën e paralajmëruar në Big Brother VIP Albania 5

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Rogerti, duket se ka vendosur ta shndërrojë në muzikë një nga dinamikat më të komentuara të qëndrimit të tij brenda shtëpisë.

Ajo që nisi si provokim dhe u pa nga shumëkush si thjesht “lojë” për kamera, tani është kthyer në një projekt muzikor të mirëfilltë për tregun. Vetëm pak minuta më parë, Rogerti ka publikuar këngën e tij më të re, e cila mban pikërisht titullin e debatit të njohur me Selinën: “Ala Ya Dubai”.

Për këtë projekt, ai ka bashkuar forcat me reperin e njohur Don Phenom, ndërsa kënga vjen e shoqëruar edhe me një videoklip të kuruar, ku dyshja shfaqet në skena të ndryshme, përfshirë edhe momente duke luajtur bilardo. Publikimi shihet si një lëvizje e qartë për të kapitalizuar vëmendjen dhe zhurmën që u krijua nga debatet brenda “Big Brother”.

 

Kjo situatë merr edhe më shumë peshë duke pasur parasysh se vetëm një ditë më parë, Selin – fituesja e edicionit – ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u pyet për Rogertin dhe videot provokuese që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet. Në publik kishin nisur madje edhe aludime për një përplasje të mundshme deri në gjykatë, por Selin e kaloi situatën me qetësi, duke u shprehur se veprimet e tij pas daljes nga shtëpia bëhen vetëm për vëmendje.

Ajo theksoi se Rogerti, sipas saj, po përpiqet të qëndrojë në qendër të vëmendjes dhe të “faktorizohet” duke përdorur emrin e saj, ndaj edhe vetë ka zgjedhur të mos i japë më hapësirën apo reagimin që ai kërkon.

Dhe pikërisht pak orë pas këtyre deklaratave televizive, vjen edhe publikimi i “Ala Ya Dubai”, që për shumë ndjekës duket si një përgjigje indirekte e Rogertit dhe një vazhdim i “rrëfimit” që nisi brenda shtëpisë së famshme.

Tashmë mbetet të shihet se si do ta presë publiku këtë lëvizje të tij dhe nëse kënga do të kthehet në një tjetër temë të nxehtë në rrjet./botasot.info/

Admin1

Recent Posts

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

11 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

11 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

23 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

23 hours ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

23 hours ago

Zjarr në një ndërtesë në Kisella Vodë, banorët evakuohen mes panikut

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…

23 hours ago