Roza Lati ka folur në emisionin “Më lër të mbaroj” në X Media për eksperiencën e saj në Big Brother VIP Albania 3, duke e përshkruar atë si një periudhë interesante, por jo domosdoshmërisht pozitive.
Ajo u shpreh se për të përvoja në shtëpinë e famshme ka pasur edhe anë të mira edhe të këqija, ku më shumë e ka parë si një eksperiencë që i ka sjellë sfida dhe reflektim.
Sipas saj, pjesëmarrja në format i ka sjellë më shumë humbje në aspektin financiar, pasi pas daljes nga shtëpia i është dashur kohë për t’u rikthyer në ritmin e punës dhe angazhimeve profesionale.
“Për mua nuk ishte eksperiencë pozitive, ishte interesante… Pozitive ishin lojërat dhe pjesët kreative që bënim”, tha Roza.
Ajo shtoi gjithashtu se pavarësisht vështirësive, ka fituar shumë në aspektin e dashurisë dhe mbështetjes së publikut.
“Kam humbur nga ana monetare, por kam fituar dashurinë e publikut”, u shpreh ajo.
Roza Lati ka qenë pjesë e Big Brother VIP Albania 3 së bashku me Romeo Veshajn, ndërsa fituese e atij edicioni ishte Egla Ceno.
Ka ndërruar jetë ish-futsallisti i njohur Nexhmedini, i cili në mesin e miqve, sportdashësve dhe…
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka vlerësuar investimin prej 200 milionë eurosh për ndërtimin e rrugës Shkup–Bllacë–Prishtinë,…
Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka shpallur konkursin për ndarjen e Çmimit Vjetor për…
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona nga Shkupi, pasi gjatë një kontrolli…
Kompanitë që ofrojnë kredi të shpejta në Maqedoninë e Veriut së shpejti do të përballen…
Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të…