Categories: LajmeMaqedoni

Fund kredive të shpejta me para në dorë, rregulla më të ashpra për shoqëritë financiare

Kompanitë që ofrojnë kredi të shpejta në Maqedoninë e Veriut së shpejti do të përballen me kushte më të rrepta pune, pas ndryshimeve të propozuara në Ligjin për Shoqëritë Financiare.

Sipas ndryshimeve të reja, parashihet shfuqizimi i plotë i pagesave me para në dorë (kesh), që do të thotë se kreditë në të ardhmen do të mund të realizohen vetëm përmes llogarive bankare.

Përveç kësaj, shoqëritë financiare do të jenë të detyruara të vendosin mekanizma të detyrueshëm të kontrollit të brendshëm, përfshirë bord për revizion të brendshëm, bord për rrezikun kreditor dhe bord mbikëqyrës. Qëllimi i këtyre masave është rritja e transparencës dhe mbrojtja më e mirë e qytetarëve.

Rregullat e reja parashohin edhe kushte më strikte për hapjen e degëve të reja. Çdo hapësirë e re pune do të kërkojë pëlqimin paraprak të Ministrisë së Financave dhe plotësimin e kritereve të përcaktuara me ligj. Njëkohësisht do të rritet edhe kapitali themeltar që duhet të posedojnë këto kompani.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, deklaroi se ndryshimet vijnë pas kontrolleve ku janë konstatuar dobësi dhe parregullsi në punën e disa shoqërive financiare. Sipas saj, në disa raste janë ndërmarrë masa të rrepta, përfshirë edhe heqjen e licencave të punës.

Nën mbikëqyrje më të madhe do të jenë edhe reklamat për kreditë e shpejta. Autoritetet planifikojnë të kufizojnë përdorimin e sloganeve si “para menjëherë”, “kesh për një minutë” apo “dyqan parash”, duke vlerësuar se ato krijojnë perceptim të gabuar për rrezikun e huamarrjes.

Kontrollet kanë zbuluar edhe raste kur kreditë reklamoheshin me interes zero për qind, ndërsa më pas në kontrata përfshiheshin komisione dhe shpenzime shtesë që nuk ishin paraqitur qartë në reklama.

Nga Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë bëjnë të ditur se ankesat më të shpeshta të qytetarëve lidhen me shpenzimet e fshehura, kontratat e paqarta dhe tarifat e larta për vonesat në pagesa.

Me këto ndryshime ligjore pritet rritje e transparencës, kontroll më i madh mbi sektorin financiar dhe mbrojtje më e fortë për qytetarët që përdorin kredi të shpejta./INA/

Admin1

Recent Posts

Banka Popullore shpall konkurs për hulumtuesit e rinj, çmimi i parë 130 mijë denarë

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka shpallur konkursin për ndarjen e Çmimit Vjetor për…

13 minutes ago

Arrestohen dy persona në Saraj, policia u gjen armë gjuetie në automjet

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona nga Shkupi, pasi gjatë një kontrolli…

42 minutes ago

Ali Ahmeti: Nuk do të jem kryetar, do të bëhem veteran

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të…

3 hours ago

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

15 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

15 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

1 day ago