Categories: LajmeMaqedoni

Banka Popullore shpall konkurs për hulumtuesit e rinj, çmimi i parë 130 mijë denarë

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka shpallur konkursin për ndarjen e Çmimit Vjetor për Hulumtuesit e Rinj për vitin 2027, duke u ofruar të rinjve mundësinë të prezantojnë punimet e tyre shkencore në fushën e makroekonomisë, bankave dhe sistemeve bankare.

Sipas njoftimit të institucionit, konkursi synon të nxisë mendimin shkencor, aktivitetin kërkimor dhe zhvillimin profesional të kuadrove të reja në këto fusha.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut deri në moshën 35-vjeçare. Në konkurs nuk mund të marrin pjesë të punësuarit në Bankën Popullore.

Për fituesin e vendit të parë është paraparë një shpërblim prej 130 mijë denarësh, ndërsa për vendin e dytë 65 mijë denarë.

Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën elektronike të përcaktuar nga Banka Popullore, ndërsa afati i fundit për paraqitjen e punimeve është 1 shkurt 2027.

Nga Banka Popullore theksojnë se iniciativa synon të motivojë gjeneratat e reja të hulumtuesve dhe të kontribuojë në zhvillimin e njohurive dhe ekspertizës në sektorin financiar dhe ekonomik të vendit./Tv21/

Admin1

Recent Posts

Nita Latifi feston 3-vjetorin e dashurisë, ndan një moment romantik nga Parisi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nita Latifi, po shijon një periudhë të lumtur në jetën e…

12 hours ago

Rexhepi kritikon Komunën e Tetovës dhe Gjykatën Kushtetuese për qasjen ndaj identitetit të qytetit

Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar pas vendimit të Komunës…

12 hours ago

Edona Llalloshi ironizon me humor Adelina Thaçin pas zgjedhjeve

Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti në Kuvendin e…

12 hours ago

Selvija Kasapi prek me dedikimin për Shpat Kasapin, paralajmëron publikimin e këngës “NANA”

Edhe pse kanë kaluar muaj nga ndarja e tij nga jeta, kujtimi dhe muzika e…

12 hours ago

MPB paralajmëron rregulla më të ashpra për trotinetët elektrikë

Ministria e Punëve të Brendshme po përgatit ndryshime në legjislacion me qëllim vendosjen e rregullave…

12 hours ago

Butrint Imeri i përgjigjet kritikave për sfidën e 100 mijë eurove: “Do ta shihni më 3 korrik”

Këngëtari i njohur Butrint Imeri vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas shpalljes së…

13 hours ago