Tifozja e njohur kroate, Ivana Knoll, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut pas publikimit të një projekti të ri muzikor të frymëzuar nga atmosfera e futbollit ndërkombëtar.
Ajo ka lansuar këngën “We Are The People”, e shoqëruar me një videoklip ku dominon stili i saj karakteristik dhe imazhi i guximshëm.
Knoll, e cila u bë e famshme globalisht gjatë FIFA World Cup Qatar 2022, shfaqet në video në ambiente futbolli, duke vrapuar me topin dhe duke pozuar me futbollistë.
Videoklipi përmban skena dinamike në fushë, me fokus te atmosfera sportive dhe energjia e turneut, duke e lidhur projektin me pasionin e saj për futbollin.
Ivana Knoll mbetet një nga figurat më të komentuara në rrjetet sociale, sidomos për kombinimin e botës së modës me atë të sportit.
