Remzie Osmani vjen me një surprizë të re muzikore, zbulon datën e publikimit

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, ka zbuluar se shumë shpejt do të sjellë për publikun një projekt të ri muzikor.

Përmes një postimi në InstaStory, artistja njoftoi se kënga e saj më e re mban titullin “Dil moj nuse”, një projekt që pritet të zgjojë interes të madh te adhuruesit e muzikës së saj.

Remzia bëri të ditur se kënga do të publikohet nesër, në ora 18:00, duke shtuar kështu edhe më shumë pritshmëritë e fansave, të cilët mezi presin të dëgjojnë krijimin e saj më të ri.

Artistja vazhdon të mbetet një nga emrat më të dashur të muzikës popullore shqiptare, duke sjellë vazhdimisht projekte që mirëpriten nga publiku.