Publikohet kënga më e re e Feros

Reperi i njohur Fero ka sjellë për fansat projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar My Boo.

Kënga është publikuar së fundmi dhe ka ngjallur interes të madh te ndjekësit e artistit, të cilët e kanë pritur me entuziazëm rikthimin e tij me materiale të reja muzikore.

Një nga vargjet që ka tërhequr vëmendjen e publikut është: “S’ki me harru zemër asnjë moment me mu…”, duke i dhënë projektit një notë emocionale dhe romantike.