Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u rikthye të flasë për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Gjatë intervistës me Brikena Selmanin, Selini u pyet se cilin banor e kishte konsideruar si kundërshtar të fortë gjatë rrugëtimit të saj në BBVA 5.
Ajo u shpreh se Stenaldo ishte një nga lojtarët që kishte potencial të madh për të fituar garën, ndërsa vlerësoi edhe lojën e Kristit, duke theksuar se ai ishte një tjetër konkurrent i fortë gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.
“I kisha harruar këto pyetjet për Big Brother dhe lojtarët. Një lojtar që e kam thënë disa herë, në mos unë, kishte potencial për ta fituar ka qenë Stenaldo. Por padyshim edhe Kristi, për aq sa zgjati loja e tij, ishte një lojtar me potencial për të fituar”, u shpreh Selini.
E pyetur nëse ka biseduar me Kristin për një vazhdim të projektit të tyre të suksesshëm “Tunde moj Selin”, ajo tha se ende nuk janë takuar për shkak të angazhimeve të shumta.
“Ç’është e vërteta nuk jemi takuar me Kristin. Kam parë që edhe ai ka qenë i angazhuar dhe unë me angazhimet e mia. Mendoj që të dy po e shijojmë ende suksesin e ‘Tunde moj Selin 1’. Kur të takohemi, ndoshta do të planifikojmë një ‘Tunde moj Selin 2’”, tha ajo.
