Prof. Etem Xheladini nderohet me certifikatë vlerësimi nga Universiteti “Nënë Tereza”

Në prag të festës së 1 Majit, Sindikati i të Punësuarëve të Universiteti Nënë Tereza ka nderuar me certifikatë vlerësimi profesorin Etem Xheladini, për kontributin e tij të gjatë në arsim.

Xheladini njihet si një figurë e rëndësishme në zhvillimin e arsimit fillor, të mesëm dhe universitar tek shqiptarët në Maqedonia e Veriut.

Përveç angazhimit në arsim, ai ka dhënë kontribut edhe në fushën e humanizmit dhe solidaritetit përmes shoqatave si “Nënë Tereza” dhe “El Hilal”, veçanërisht gjatë luftës së Kosovës dhe konfliktit të vitit 2001.

Gjatë karrierës së tij, Xheladini është vlerësuar me shumë mirënjohje nga institucione të ndryshme, ndërsa kjo vlerësim nga një institucion i lartë arsimor konsiderohet ndër më të rëndësishmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *