Samanta Karavella ka nxitur aludime të shumta në rrjetet sociale pas disa postimeve të fundit në TikTok, të cilat ndjekësit i kanë interpretuar si sinjale për një ndarje të mundshme nga partneri i saj.
Në një video të publikuar së fundmi, këngëtarja shfaqet me mbishkrimin: “Nuri i ndarjes”, ndërsa videoja shoqërohet edhe me frazën: “Revenge glow up. Vajza, duhet të shoh videot tuaja.”
Në një tjetër postim, Samanta përdor një filter në TikTok dhe shkruan: “Kur ata mendojnë që po i këndon ish-it, ndërkohë unë…”
Edhe pse artistja nuk ka bërë ende asnjë reagim apo konfirmim publik për jetën e saj personale, postimet kanë zgjuar menjëherë kureshtjen e ndjekësve, të cilët janë bindur se diçka ka ndryshuar në raportin e saj./anabelmagazine/


