Njolina Martinaj, vajza e make-up artistes Njomza Martinaj dhe mbesa e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli, ka festuar ditëlindjen e saj në një atmosferë të ngrohtë familjare.
Momente nga festa janë ndarë në rrjetet sociale nga familjarët, të cilët nuk kanë munguar me urimet dhe dedikimet për këtë ditë të veçantë.
Nëna e saj, Njomza, publikoi një fotografi të Njolinës pranë tortës së ditëlindjes, duke e shoqëruar me një mesazh të shkurtër dhe plot dashuri.
Fotografia ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë vërshuar me komente dhe urime, duke vlerësuar ëmbëlsinë dhe paraqitjen e saj.
Njolina vazhdon të jetë e dashur për publikun, ndërsa çdo paraqitje e saj në rrjetet sociale zgjon interes të madh te ndjekësit e familjes së njohur Behluli.

