Policia kontrollon lokalet në Tetovë, arrestohen katër persona

Katër persona janë arrestuar gjatë një aksioni të policisë në disa objekte hotelierike në territorin e Tetovës, ku janë gjetur edhe substanca të dyshuara narkotike dhe armë të ftohta.

Sipas SPB Tetovë, kontrolli është zhvilluar gjatë natës, nga ora 23:30 deri në 02:00. Në pjesën e pasme të një lokali në Tetovë janë gjetur dy qese me substancë të bardhë pluhur, e cila dyshohet të jetë lëndë narkotike.

Gjatë kontrolleve, është arrestuar edhe A.A. (23) nga fshati Novo Sellë, pasi dyshohet se ka ofenduar zyrtarët policorë.

Ndërkohë, E.R. (29) nga Kamenjani, S.A. (24) nga Gostivari dhe S.J. (59) nga Reçica e Madhe janë privuar nga liria pasi gjatë kontrollit tek ta janë gjetur thika.

Policia njofton se, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të arrestuarve do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.