Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë privuar nga liria 22 shoferë në territorin e vendit për shkelje të rënda të rregullave në komunikacion.
Sipas MPB-së, 13 prej tyre drejtonin automjete pa poseduar patentë shoferi. Rastet janë regjistruar në Shkup, Manastir, Vinicë, Kumanovë, Kavadar dhe Tetovë, ndërsa njëri nga këta shoferë drejtonte automjetin edhe nën ndikimin e alkoolit.
Po ashtu, policia arrestoi edhe disa shoferë të tjerë që drejtonin automjetet nën ndikimin e alkoolit në Shkup, Kriva Pallankë, Veles, Kumanovë, Shtip dhe Strumicë. Një person në Shkup u kap duke drejtuar një automjet të paregjistruar.
Nga MPB bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të gjithë personave do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.
Ministria u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të mos drejtojnë automjete pa patentë shoferi, gjatë kohës kur kanë ndalim për drejtim ose nën ndikimin e alkoolit, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.
