Partia Demokratike Shqiptare ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të Degës në Saraj, në funksion të riorganizimit dhe forcimit të strukturave të saj të brendshme.
Në këtë kuvend, me përkrahje të plotë nga delegatët, kryetar i degës u zgjodh Ylber Çilafi. Po ashtu, u formua edhe kryesia e re, e cila pritet të punojë në avancimin e aktiviteteve dhe rritjen e ndikimit të degës në këtë zonë.
Gjatë takimit, fjalën e mori edhe lideri i partisë, Menduh Thaçi, i cili nënvizoi nevojën për bashkëpunim dhe angazhim më të madh në forcimin e strukturave dhe realizimin e objektivave politike.
Ky zhvillim shihet si një hap i rëndësishëm drejt konsolidimit dhe rritjes së rolit të PDSH-së në Saraj.
