Pas rastit në Gostivar, Zeqiri: Uji në Tetovë kontrollohet çdo ditë

Drejtori i NPK “Sharri”, Valon Zeqiri, deklaroi se analizat më të fundit konfirmojnë se uji në Tetovë është i sigurt për konsum.

Ai bëri të ditur se analizat e fundit kanë dalë sot dhe tregojnë se cilësia e ujit është në rregull, duke u bërë thirrje qytetarëve ta përdorin pa shqetësim.

Zeqiri shtoi se, pas situatës së krijuar në Gostivar, edhe analizat e ujit janë intensifikuar, ndërsa paralajmëroi se do të merren masa të rrepta ndaj kujtdo që rrezikon rrjetin e ujësjellësit.