BFI publikon orarin e faljes së namazit për Kurban Bajramin

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut ka publikuar orarin zyrtar të faljes së namazit për festën e Kurban Bajrami, e cila këtë vit festohet të mërkurën, më 27 maj 2026.

Manifestimi qendror do të mbahet në Xhamia Mustafa Pasha në Shkup, ku besimtarët myslimanë do të ndjekin programin fetar të organizuar me rastin e festës.

Sipas orarit të publikuar:

Namazi i sabahut – ora 04:29
Lindja e diellit – ora 04:59
Namazi i Kurban Bajramit – ora 05:45

Me këtë rast, BFI u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit, duke uruar paqe, shëndet dhe begati në familjet e tyre.