Pas pushimeve në Shqipëri, Asani nis stërvitjet me klubin iranian

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Jasir Asani, është rikthyer në Iran për t’iu bashkuar skuadrës së tij, Esteghlal F.C., pas disa javësh pushimi të kaluara në Shqipëri.

Asani mori pjesë në seancën e parë stërvitore nën drejtimin e stafit teknik, duke rinisur përgatitjet për sezonin e ri.

Si futbollisti, ashtu edhe klubi iranian publikuan fotografi dhe video nga rikthimi i tij në qendrën stërvitore, duke ndarë me tifozët momentet e para të stërvitjes.

“Pas një kohe të gjatë, jam rikthyer në Iran. Jam shumë i lumtur që po stërvitem sërish me Esteghlal. Është një ndjenjë e veçantë të rikthehem në një vend plot kujtime të bukura”, ka shkruar Asani.