Më 06.04.2026, rreth orës 09:50, në SPB Tetovë është paraqitur një rast mashtrimi i denoncuar nga një 39-vjeçar nga Tetova.
Sipas denoncimit, ai pretendon se është mashtruar nga një person me inicialet Z.J. nga Gostivari, në shumën prej 2.230 eurosh. Rasti lidhet me një marrëveshje të bërë gjatë muajit shkurt 2026, përmes një ndërmjetësi, për zhdoganimin e një motoçiklete nga Zvicra.
Denoncuesi ka deklaruar se pas takimit në Tetovë dhe dorëzimit të parave, personi në fjalë nuk e ka përmbushur marrëveshjen dhe nuk ia ka kthyer shumën e marrë.
Policia bën të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
