“Nuk ma pranuan këngën”, Arta Bajrami tregon arsyen që pretendon

Këngëtarja Arta Bajrami ka bërë një deklaratë të papritur në emisionin “Artistët Shqiptarë”, duke folur për një këngë me të cilën kishte planifikuar të konkurronte në Festivalin e Këngës në RTSH.

Bajrami pretendoi se kënga e saj nuk ishte pranuar dhe e lidhi këtë me një hatërmbetje që, sipas saj, kishte nisur në vitin 2015, kur ajo kishte kritikuar performancën e Elhaida Danit në Eurovision.

“E kam ditur që kur është Elhaida, nuk ia pranon Arta Bajramit këngën”, deklaroi ajo.

Arta Bajrami tha se nuk ka hequr dorë nga synimi për të marrë pjesë në Festivalin e RTSH-së dhe se planifikon të aplikojë sërish vitin e ardhshëm me një këngë të sajën.