Ndërmarrja publike NP Higjiena Tearcë ka njoftuar se është rregulluar me sukses defekti në burimin e njohur si “Kepat e Kuqë”, pas një periudhe të gjatë punimesh intensive.
Sipas njoftimit, ndërhyrja është realizuar me përkushtim dhe angazhim të lartë, duke e rikthyer këtë burim të rëndësishëm në funksion për qytetarët.
Nga ndërmarrja theksojnë se janë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij burimi dhe përgjegjësinë për ta vënë atë në shërbim të komunitetit.
Gjithashtu, ata kanë shprehur mirënjohje për ekipin që kontribuoi në realizimin e këtij projekti, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme nga kryetari i komunës, Daut Memishi.

