Categories: LajmeMaqedoni

Nga sot në Maqedoni, patentë-shoferi “B” lejon drejtimin e motoçikletave deri në 125m3

Qytetarët e RMV-së me patentë shoferi të kategorisë “B”, që nga sot, kanë të drejtë të drejtojnë motoçikleta me transmision automatik të kategorisë “A1” me një vëllim motori prej 125 m3 dhe fuqia e motorit të të cilave nuk i kalon 11 KW, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor.

Amendamentet legjislative u përgatitën dhe u paraqitën nga grupi parlamentar i Lëvizjes ZNAM me mbështetjen e shumicës së deputetëve, dhe më 8 prill të këtij viti ato u votuan me shumicë dërrmuese në Kuvend.

Ndërkohë, ishin në vazhdim procedurat administrative për Rregulloren e përgatitur nga Ministria e Punëve të Brendshme, me publikimin e së cilës sot në Gazetën Zyrtare hynë në fuqi ndryshimet legjislative.

Siç shpjegoi deputeti i ZNAM, Pavle Arsovski në Kuvend, ligji përcakton që në Maqedoni një shofer që zotëron një patentë drejtimi të kategorisë B do të ketë të drejtë të drejtojë motoçikleta me transmision automatik të kategorisë “A1” pasi të ketë mbushur moshën 23 vjeç dhe të ketë zotëruar një patentë drejtimi të vlefshme të kategorisë “B” për të paktën 5 vjet dhe të ketë një certifikatë pjesëmarrjeje në një trajnim teorik 4-orësh./Telegrafi/

Admin1

Recent Posts

Banka Popullore shpall konkurs për hulumtuesit e rinj, çmimi i parë 130 mijë denarë

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka shpallur konkursin për ndarjen e Çmimit Vjetor për…

34 minutes ago

Arrestohen dy persona në Saraj, policia u gjen armë gjuetie në automjet

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona nga Shkupi, pasi gjatë një kontrolli…

1 hour ago

Fund kredive të shpejta me para në dorë, rregulla më të ashpra për shoqëritë financiare

Kompanitë që ofrojnë kredi të shpejta në Maqedoninë e Veriut së shpejti do të përballen…

2 hours ago

Ali Ahmeti: Nuk do të jem kryetar, do të bëhem veteran

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të…

3 hours ago

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

15 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

16 hours ago