Nesër starton afati për regjistrimin elektronik të nxënësve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se nga nesër fillon procesi i regjistrimit të nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2026–2027.

Aplikimi do të realizohet në mënyrë elektronike përmes portalit zyrtar të MASH-it, ku nxënësit do të identifikohen me llogaritë e tyre ekzistuese në sistemin schools.mk.

Sipas kalendarit të publikuar, afati i parë i regjistrimit do të zgjasë nga 12 deri më 15 qershor, ndërsa dorëzimi i dokumenteve në shkolla do të bëhet më 16 dhe 17 qershor. Rezultatet përfundimtare dhe vendet e lira do të publikohen më 18 qershor.

Afati i dytë i regjistrimit është caktuar për 23 qershor, ndërsa dokumentet do të dorëzohen më 24 qershor. Regjistrimi i tretë do të zhvillohet më 20 gusht.

MASH u rekomandon nxënësve që para zgjedhjes së drejtimit të informohen për programet arsimore dhe profesionet e ofruara, duke shfrytëzuar edhe udhëzuesin online për kualifikime, i cili ndihmon në orientimin profesional dhe planifikimin e karrierës së ardhshme.

Autoritetet arsimore u bëjnë thirrje të gjithë nxënësve që të respektojnë afatet e përcaktuara dhe të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm në kohë.

https://mon.gov.mk/mk-MK/konkursi-i-stipendii/konkursi-mon/konkurs-za-zapisuvanje-ucenici-vo-javnite-sredni-ucilista-za-ucebnata-20262027-godina-vo-republika-severna-makedonija

Дома