Një lajm i trishtë ka prekur familjen e aktorit të humorit Rezart Veleshnja, pasi babai i tij është ndarë nga jeta.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë aktori përmes një postimi prekës në rrjetet sociale.
Krah një fotografie ku shfaqet pranë të atit, Rezarti i ka kushtuar atij disa fjalë emocionuese:
“Ishe babai më i mirë në botë, më ke lënë një boshllëk që nuk e di si do ja bëj! Ma thave zemrën… Zoti do të mbajë afër vetes vetëm për shpirtin dhe humorin që ke!”
Pas publikimit të lajmit, rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe ngushëllimi nga ndjekës, miq dhe kolegë të aktorit, të cilët i kanë shprehur mbështetjen e tyre në këtë moment të vështirë për të dhe familjen e tij.

