Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka komentuar raportet me Arben Taravarin dhe mundësinë e rikthimit të ASH-së në VLEN.
Duke folur në emisionin “N’Dritë” në Alsat-M, Mexhiti tha se dera për ASH-në mbetet e hapur, por theksoi se aktualisht ka përplasje politike me Taravarin.
“Dera për ASH-në është e hapur, sepse VLEN ka përplasje me z. Taravari”, deklaroi Mexhiti.
Ai tha se kontakti i fundit me kryetarin e Gostivarit ka qenë gjatë periudhës së krizës me ujin në këtë komunë.
Sa i përket një rikthimi të mundshëm të Taravarit në VLEN, Mexhiti tha se aktualisht nuk sheh një mundësi të tillë, duke përmendur afrimin politik të Taravarit me Ali Ahmetin.
“Nuk ka ide për të ardhur në VLEN. Është bashkuar shumë me z. Ahmeti dhe nuk mund t’i ndajmë”, u shpreh Mexhiti.
Sipas tij, Taravari ka qenë pjesë e VLEN-it, më pas është larguar dhe ka kritikuar rëndë koalicionin, çka sipas Mexhitit e bën të vështirë një rikthim të tij.
