Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se Arben Fetai do të emërohet përfaqësues special i Qeverisë në Bruksel, duke sqaruar se kjo është arsyeja e dorëheqjes së tij nga posti i zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë.
Sipas Mexhitit, largimi i Fetait nga funksioni aktual nuk lidhet me mospajtime politike, por me marrjen e një detyre të re në kuadër të përfaqësimit institucional.
“Ai dha dorëheqje për t’u emëruar përfaqësues special në Bruksel, pra për të marrë një pozitë të re”, deklaroi Mexhiti.
Duke folur për rikonstruktimin e Qeverisë, ai tha se partnerët e koalicionit kanë arritur një mirëkuptim në parim, megjithatë ende nuk kanë nisur bisedimet konkrete lidhur me ndarjen e resorëve dhe çështjet e tjera organizative.
Mexhiti theksoi se diskutimet për detajet e rikonstruktimit pritet të zhvillohen në periudhën e ardhshme, ndërsa vendimet përfundimtare do të merren në koordinim me partnerët qeveritarë.
Emërimi i Fetait në Bruksel vjen në një periudhë kur institucionet po intensifikojnë angazhimet në raport me proceset integruese dhe bashkëpunimin me institucionet evropiane.
Kompanitë që ofrojnë kredi të shpejta në Maqedoninë e Veriut së shpejti do të përballen…
Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…