Ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Vanesa Sono, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një paralajmërim për projektin e saj më të ri muzikor.
Përmes një videoje të publikuar në TikTok, ajo ka ndarë një fragment nga kënga që pritet të publikohet së shpejti, duke e shoqëruar postimin me mbishkrimin e shkurtër: “Së shpejti”.
Megjithatë, më shumë se publikimi i këngës, vëmendje kanë marrë vargjet e dëgjuara në fragmentin e shpërndarë. Teksti përmban mesazhe që lidhen me zhgënjimin, dyshimet dhe ndjenjat e lënduara, duke nxitur reagime dhe interpretime të ndryshme në rrjetet sociale.
Shumë ndjekës kanë aluduar se kënga mund të jetë frymëzuar nga raporti i saj me Indrin, një histori që u bë e njohur gjatë pjesëmarrjes së tyre në spektaklin “Ferma VIP”.
Marrëdhënia mes tyre u komentua gjerësisht edhe pas përfundimit të programit. Pas largimit të Vanesës nga ferma, raporti i çiftit pësoi ndryshime, ndërsa Indri deklaroi publikisht se nuk e kishte ndjerë mungesën e saj dhe më vonë njoftoi përfundimin e lidhjes përmes një letre të lexuar gjatë spektaklit.
Pavarësisht aludimeve të shumta, Vanesa nuk ka konfirmuar nëse projekti i ri muzikor lidhet drejtpërdrejt me përvojat e saj personale apo me historinë e saj me Indrin.
Ndërkohë, fansat presin publikimin e plotë të këngës për të kuptuar më mirë mesazhin që artistja ka vendosur të përcjellë në projektin e saj më të ri.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…