Në dy ditët e fundit, autoritetet greke regjistruan dhe dërguan 130 gjoba për shkelje të trafikut, shumica për kalim në dritë të kuqe dhe mosmbajtje të helmetës nga drejtuesit e motoçikletave. Shkeljet u kapën me ndihmën e kamerave me inteligjencë artificiale të vendosura në tetë pika të rrezikshme në rajonin e Atikës dhe në dhjetë autobusë, me qëllim kontrollin e trafikut.
Autoritetet greke njoftuan se gjobat dërgohen në mënyrë dixhitale përmes një ueb-faqeje dhe aplikacioni të veçantë.
Kamerat, të vendosura si projekt pilot, synojnë uljen e aksidenteve rrugore dhe përmirësimin e sjelljes së shoferëve. Sistemi lejon gjithashtu kontroll të mëtejshëm të të dhënave të targave për të verifikuar sigurimin, kontrollin teknik dhe pagesat e tarifave rrugore të mjeteve.
Brenda këtij viti, autoritetet planifikojnë vendosjen e rreth 1.000 kamerave në Atikë, Selanik dhe Kretë. Zgjerimi i rrjetit do të vazhdojë edhe në vitin 2027, ku planifikohet të vendosen edhe rreth 300 kamera mobile.
Kujtojmë se së fundmi, edhe në vendin tonë ka hyrë në funksion sistemi i ngjashëm, i quajtur Safe City.
Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka shpallur konkursin për ndarjen e Çmimit Vjetor për…
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona nga Shkupi, pasi gjatë një kontrolli…
Kompanitë që ofrojnë kredi të shpejta në Maqedoninë e Veriut së shpejti do të përballen…
Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…