Kaltrina Zekolli dhe Blerim Sejdiu promovojnë rikonstruksionin e rrugës Merovë–Sallarevë

Blerim Sejdiu, kryetar i Zhelinë, ka njoftuar për përfundimin e fazës së parë të rekonstruimit të rrugës që lidh fshatrat Merovë dhe Sallarevë.

Promovimi i projektit u bë në prani të Kaltrina Zekolli Shaqiri, ndërsa investimi është realizuar me financim nga Ministria e Transportit dhe bashkëfinancim nga komuna.

Sipas të dhënave, rruga ka gjatësi rreth 3 kilometra, me gjerësi 5 metra asfalt dhe deri në 6 metra me bankina, ndërsa sipërfaqja e asfaltuar arrin rreth 13 mijë metra katrorë.

Sejdiu theksoi se ky projekt është pritur prej vitesh nga banorët dhe paraqet një hap konkret drejt zhvillimit të barabartë, duke shtuar se investimet infrastrukturore do të vazhdojnë edhe në vendbanimet e tjera të komunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *