Njësia Kombëtare për Luftimin e Kontrabandës me Migrantë dhe Trafikimit me Qenie Njerëzore ka ngritur kallëzim penal ndaj gjashtë personave nga Shkupi, Kumanova dhe Tetova, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “tregti me fëmijë”.
Sipas hetimeve, rasti ka ndodhur gjatë viteve 2024 dhe 2025 dhe lidhet me birësimin e paligjshëm të një foshnje të sapolindur. Autoritetet dyshojnë se dy nga të dyshuarit kanë organizuar dhe ndërmjetësuar procesin, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale të prindërve biologjikë.
Sipas dyshimeve, një grua që ushtronte veprimtari si kujdestare fëmijësh ka vendosur kontakte me çifte të interesuara për të marrë një fëmijë, ndërsa bashkëpunëtorja e saj ka bindur prindërit biologjikë të heqin dorë nga foshnja kundrejt përfitimeve financiare dhe ndihmave të tjera materiale.
Hetimi ka zbuluar se një çift nga Kumanova dhe Tetova dyshohet se ka pranuar të japë foshnjën e sapolindur në këmbim të 500 eurove dhe mbulimit të disa shërbimeve mjekësore. Pas daljes nga spitali, foshnja dyshohet se është marrë dhe më pas i është dorëzuar çiftit që synonte ta birësonte në mënyrë të kundërligjshme.
Sipas policisë, për të maskuar transaksionin është lidhur edhe një kontratë huaje në vlerë prej 500 eurosh, e cila dyshohet se ka shërbyer si mbulesë për pagesën e kryer në kuadër të birësimit të paligjshëm.
Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, ndaj të gjithë personave të përfshirë në rast është caktuar masa e arrestit shtëpiak, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vazhdojnë.
Ka ndërruar jetë ish-futsallisti i njohur Nexhmedini, i cili në mesin e miqve, sportdashësve dhe…
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka vlerësuar investimin prej 200 milionë eurosh për ndërtimin e rrugës Shkup–Bllacë–Prishtinë,…
Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka shpallur konkursin për ndarjen e Çmimit Vjetor për…
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona nga Shkupi, pasi gjatë një kontrolli…
Kompanitë që ofrojnë kredi të shpejta në Maqedoninë e Veriut së shpejti do të përballen…
Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të…