Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti është zgjedhur rektor i ri i Universitetit të Tetovës, duke fituar mbështetjen më të madhe në procesin zgjedhor për drejtimin e institucionit në mandatin e ardhshëm.
Ahmeti, doktor i shkencave sociale dhe deri më tani dekan i Fakultetit Filozofik, ka marrë besimin e komunitetit akademik për të udhëhequr një nga institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në vend.
Ai njihet për angazhimin e tij në fushën akademike dhe shkencore, si dhe për përvojën e mëparshme në pozitën e ushtruesit të detyrës së rektorit, ku ka qenë i përfshirë në proceset zhvillimore të universitetit.
Zgjedhja e tij shihet si mbështetje për vizionin e paraqitur në drejtim të përmirësimit të cilësisë së arsimit të lartë, forcimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore dhe modernizimit të proceseve universitare.
Në garën për postin e rektorit morën pjesë edhe prof. dr. Jusuf Zejneli, rektori i deritanishëm i Universitetit të Tetovës, si dhe prof. dr. Fehari Ramadani, të dy figura të njohura të komunitetit akademik me kontribut të gjatë në institucion.
Me zgjedhjen e rektorit të ri, Universiteti i Tetovës hyn në një fazë të re të zhvillimit institucional, me pritshmëri për vazhdimin e avancimit të proceseve arsimore dhe shkencore.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Nita Latifi, po shijon një periudhë të lumtur në jetën e…
Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar pas vendimit të Komunës…
Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti në Kuvendin e…
Edhe pse kanë kaluar muaj nga ndarja e tij nga jeta, kujtimi dhe muzika e…
Ministria e Punëve të Brendshme po përgatit ndryshime në legjislacion me qëllim vendosjen e rregullave…
Këngëtari i njohur Butrint Imeri vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas shpalljes së…